1.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Vdes doktori i QKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur specialistiti i otorinolaringologjisë, Ilir Ilazi.

SHSKUK njofton se i ndjeri për shumë vjet punoi në Klinikën e ORL-së, duke dhënë kontribut të madh në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.



Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të madh pranuam lajmin për vdekjen e specialistit të otorinolaringologjisë, dr. Ilir Ilazi.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ngushëllon familjen, kolegët e Klinikës së Otorinolaringologjisë dhe gjithë komunitetin e mjekëve.

Dr. Iliri për shumë vjet punoi në Klinikën e ORL-së, duke dhënë kontribut të madh në ofrimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.

Kujtimi për të do të jetë i përhershëm, duke shërbyer si shembull për gjenerata të tëra.

TË FUNDIT

TË FUNDIT