Gazetari dhe analisti, Bekim Kabashi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në zgjedhjet lokale mund t’i fitojë tri komunat e mëdha, Ferizajn, Mitrovicën, Prizrenin, shkruan Gazeta Metro.
Në Kanal 10, Kabashi ka folur për zgjedhjet lokale dhe për mundësinë e komunave që pritet të fitojë PDK në këto zgjedhje.
Sipas tij, kjo parti ka gjasa të fitojë në Ferizaj, Mitrovicë dhe Prizren.
“Në bazë të sondazheve dhe pritjeve, PDK pritet të mbajë komunën e Ferizajt, për shkak të qeverisjes së mirë që ka bërë Agim Aliu. I ka rritë gjasat që ta kthejë një komunë tjetër të madhe, komunën e Mitrovicës dhe pa e përjashtu komunën e Prizrenit”, ka thënë Kabashi.
Ai ka folur për kandidatin e PDK’së në Prizren, Shaqir Totaj, ku ka thënë se ai ka performuar mirë në këtë komunë, derisa për pak vota i ka humbë zgjedhjet në vitin 2017.
Tutje Kabashi ka thënë se përveç këtyre tri komunave, PDK mund ta rikthejë edhe Skenderajn. Derisa për Drenasin ka thënë se PDK nuk mund ta humbë këtë komunë.
Kandidat për kryetar të PDK’së në Ferizaj është Agim Aliu, në Prizren është Shaqir Totaj, në Mitrovicë është Bedri Hamza dhe në Skenderaj është Sami Lushtaku.
Më poshtë keni deklaratën e tij. /gazetametro.net



