Një 42 vjeçar i shëndetshëm i cili ishte i apasionuar me ngjitjen në male dhe ngritjen e peshave të rënda ka vdekur nga COVID-19 pasi refuzoi të vaksinohej, duke i lënë motrën binjake dhe nënën me zemër të thyer, shkruan The Guardian, përcjellë Mitrovica SOT.
E motra dhe nëna paralajmëruan të tjerët që të mos mendojnë se nuk do të jenë vulnerabël ndaj rreziqeve të virusit.
John Eyers u përshkrua nga e motra si personi më i shëndetshëm që kishte njohur. Ajo shtoi se i vëllai ishte ngjitur në malet e Welsh-it dhe kishte bërë kamping pak javë para se të vdiste.
Por ai ra nën kujdes intensiv pas infektimit me koronavirus. E motra tha se ai refuzoi vaksinën pasi mendonte se edhe nëse do të infektohej, do ta kalonte me simptoma të lehta.
Një mik i të ndjerit shkroi se John e humbi betejën me virusin duke mos pasur ndonjë problem shëndetësor paraprak dhe se familja e tij dëshiron ta ndajë këtë tragjedi me të tjerët ashtu që disa njerëz të rimendojnë disa vendime të tyre rreth COVID-it.



