2.5 C
Mitrovice
E martë, 17 Shkurt, 2026

Kosova merr edhe 38 mijë e 400 doza të vaksinës anti-COVID AstraZeneca

Programi i UNICEF’it në Kosovë ka bërë të ditur se vendi ka pranuar sot 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga AstraZeneca të prokuruara nga UNICEF’i.

Sipas këtij programi, në javë të e ardhshme do të vinë edhe mbi 500 mijë vaksina Pfizer në vend.



Njoftimi i plotë:

Sot, Kosova pranoi 38,400 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca / Oxford COVID-19, të prokuruara nga UNICEF-i përmes COVAX-it. Kjo është dërgesa e katërt e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX.

Deri më tani, Zyra e UNICEF-it në Kosovë e ka mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë me donacionin e 211,420 dozave të vaksinës COVID-19 përmes COVAX. Një dërgesë tjetër prej 521,820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 do të arrijë në javët e ardhshme.

Me vaksinat e dorëzuara deri më sot dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës. #Vaksinohu

TË FUNDIT

TË FUNDIT