Sot dhe nesër në vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Sinjali.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë.
/GazetaSinjali/.



