4.3 C
Mitrovice
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Zeneli i pafat, sërish këput ligamentet e gjurit – do të mugojë gjatë

Mesfushori i Reims në Francë, njëkohësisht mesfushori i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli nuk po gjen qetësi nga lëndimet.

Sërish, Zeneli ka pësuar një lëndim në gju dhe pas ekzaminimeve mjekësore është kontatuar se ka këputur ligamentet e gjurit.



Një lëndim si ky në vitin 2019, mesfushorit kosovar i kishte kushtuar gati një vit jashtë fushave të gjelbra.

Zeneli ishte lojtari më në formë i Kosovës për një kohë të gjatë, por pas lëndimit ai nuk arriti të kapë formën e tij të dikurshme, ndërsa tani ai ka lënduar përsëri gjurin. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT