Gazetari i mirënjohur kosovar, Adriatik Kelmendi, e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook si reagim për rritjen e rasteve me koronavirus.
Kelmendi derisa ka paraqitur trendin e rritjes së rasteve, nga 42 në 58 dhe nga 58 në 72, ka qenë i ashpër me një pjesë të popullit.
Ai konsideron që nuk mund të konsiderohen të mençur pjesa e popullsisë që nuk e marrin vaksinën
Statusi i plotë:
Plot 72 raste me Covid-19 sot, dje 58, pardje 42!
97 për qind e njerëzve që kanë përfunduar në spital në SHBA me variantin Delta të koronavirusit kanë qenë të pavaksinuar. Statistika statistikë!
Tash ti ndaq edhe mos e merr vaksinën, veç edhe mos me e marrë edhe me vazhdu me e quajt veten i/e mençur – pak problem!



