Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ka dalë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për t’i pritur të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Kroaci.
Ndryshe të mbijetuarit e aksidentit pritet të arrijnë në ora 22:30, ndërsa në ora 23:00 pritet të ketë edhe konferencë për medie.
Në aksidentin e autobusit të linjës Frankfurt -Prishtinë, humbën jetë 10 qytetarë të Kosovës.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës ku 10 persona mbetën të vdekur dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.
Kujtojmë që nga Kroacia sot janë nisur për në Kosovë edhe trupat e 8 prej viktimave të këtij aksidenti.



