Java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë.
Kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatarisht e fortë.
/GazetaSinjali/



