Para spitalit të përgjithshëm në Slavonski Brod për momentin janë rreth 30 njerëz, anëtarë të familjeve nga ata që humbën jetën dhe të atyre që u lënduan dje në aksdientin e ndodhur në Kroaci.
Shumë prej tyre shkuan në Kroaci nga Gjermania dhe Kosova.
Familjarët e të ndjerëve të cilët dje morën lajmin e dhimbshëm, sot do të duhet të identifikojnë trupat e më të dashurve të tyre.
Por ka edhe shumë të tjerë të cilët shkuan tek ky spital për të vizituar të lënduarit të cilët po trajtohen aty.
Arifaj Kikaj, i cili shkoi nga qyteti i Pejës emocionet i ka të ndara. Vajza e tij 37 vjeçare Arlinda humbi jetën.
Ai qan derisa flet për të, ndërsa bëhet e ditur se e ndjera kishte katër nga pesë fëmijët e saj në autobus me të dhe të gjithë kanë shpëtuar pa marrë ndonjë lëndim.




