10 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në Kroaci.
Mbi 60 persona ishin nisur nga Frankfurti drejt Prishtinës, por me të arritur në Kroaci shumë prej tyre u lënduan derisa 10 të tjerë humbën jetën.
Katër persona janë identifikuar të kenë qenë nga Komuna e Gjakovës, dy nga Rahoveci dhe një nga Komuna e Podujevës.
Kryetari i Podujevës, Shepjtim Bulliqi shkroi sot për Sevdail Rrustemi nga fshati Pakashticë e Llapit që humbi jetën në këtë aksident, transmeton lajmi.net.
Bulliqi shprehu ngushëllime në drejtim të familjes dhe miqve të viktimës, teksa theksoi se si institucion me të gjitha mundësitë do të qëndrojnë pranë familjes në këto momente.




