9.6 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Vushtrri

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme, ku në shumë raste kanë pësuar qytetarët.

Kështu edhe dje u festua një aheng në Vushtrri, ku në orët e mesditës një burrë ka shtënë me armë.

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari me inicialet M.Z. ka konfiskuar armën me të cilën kishte shtënë, si dhe disa gëzhoja.

Ndaj 57-vjeçarit janë iniciuar veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar M. Z., 57 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’Përdorim i armës’’ dhe ’’Armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT