Ditë më parë ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili ndodhej në Hagë mori lajmin e hidhur për vdekjen e babait të tij, haxhi Fazli Veselit.
Pas marrjes së lajmit, Veseli erdhi në Kosovë ku qëndroi për 3 ditë. Në familjen e tij për ngushëllime shkuan shumë figura politike nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Dje në familjen Veseli qëndroi edhe ish-deputetja Besa Ismaili, e cila thotë se aty mori përfytyrim nga rrëfimet e gjyshit të saj, Rizasë, për ndershmërinë e punës së bacës Rushit dhe devotshmërinë e bacës Fazli, (asnjëri nuk jeton më), dhe ishte dëshmitare se si traditat dhe idealet familjes shqiptare janë të trashëgueshme, si të tilla të kultivuara brez pas brezi deri sot në këtë familje.
Postimi i plotë: ⬇️
Vizitë familjes Veseli
Nostalgji dhe frymëzim koha e kaluar në familjen Veseli. Gjithnjë e pranishme mikpritja për musafirin, kuvendimi i sinqertë, respekti, dashuria për vendin, për Zotin, për punën.
Mora përfytyrim nga rrëfimet e gjyshit tim Rizasë, për ndershmërinë e punës së bacës Rushit dhe devotshmërinë e bacës Fazli, (asnjëri nuk jeton më)
dhe isha dëshmitare se si traditat dhe idealet familjes shqiptare janë të trashëgueshme, si të tilla të kultivuara brez pas brezi deri sot.
Përballë çdo sfide, durimtarë dhe qendresëtarë. Përballë çdo fitoreje e suksesi – modest.
Zoti ua shtoftë nderin dhe bereqetin familjes së Kadri Veselit, përherë në zemrat tona!




