19.6 C
Mitrovice
E martë, 9 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Die Welt: Kosovarët nuk e harruan ndihmën e Britanisë për çlirimin e vendit të tyre

Gazeta e njohur gjermane “Die Welt” ka shkruar për ndeshjen e mbrëmshme Kosovë-Angli që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në artikull shkruan se tifozët e Kosovës u ngritën në këmbë dhe e kënduan himnin e Anglisë si shenjë falënderimi pë intervenimin e ushtarëve britanikë si pjesë e NATO-s gjatë luftës në Kosovë. “Rezultati dhe humbja prej 4 me 0 nuk kishte rëndësi. Rëndësi kishte mikpritja që u bë për ekipin mysafir. E gjithë shfaqja iu dedikua një kombi të tërë për ndihmën e ofruar për çlirimin e Kosovës”- shkruan në artikullin e gazetës gjermane.

“Para 20 vjetësh ushtarët britanikë ishin pjesë e forcave paqëruajtëse në kuadër të NATO-s, dhe në fund ata i ndihmuan 2 milionë banorët e këtij vendi të çlirohen dhe të bëhen të pavarur. Këtë nuk e kishin harruar kosovarët. Ata konsideruan se mundësia më e mirë për t’i falënderuar ishte ndeshja e futbollit”. Për afro një javë ishin vendosur edhe banerët në shenjë mirëseardhje “Welcome&Respect”. Në stadium Dardanët gjatë gjithë kohës kishin mbajtur edhe nga një flamur të Anglisë.

Përveç që kënduan himnin tifozët e thirrën secilin emër të futbollistëve mysafir. Fotografitë nga Prishtina do të mbesin gjatë në kujtimet e anglezëve.

Kjo ishte një pasqyre krejt tjetër nga dy ndeshjet me Bullgarinë dhe Malin e Zi, ku u dëgjuan kore fyese raciste për lojtarët. Ëndrra e Kosovës për kualifikim akoma nuk ka mbaruar. Edhe pse nuk arriti të kualifikohet nga faza direkte në “Euro 2020”, atë djemtë e udhëhequr nga Bernard Challandes mund ta bëjnë nëpëmjet Ligës së Kombeve.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT