29.2 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Këshilltari i Veselit: Nuk ka komb kosovar, mos u sillni si sharlatana e më katolikë se papa

Profesori universitar dhe po ashtu këshilltari politik i Kadri Veselit, Blerim Latif ka thënë se mos të vazhdojmë të sillemi sikurse sharlatanë pask komb kosovar nuk ka, transmeton Gazeta Metro.

Latifi ka thënë se termi ‘Kombëtarja e Kosovës’ është term teknik i vlefshëm vetëm në gjuhën e sportit, kurse jashtë kësaj ai është zbrazët.

Ai ka porositur të gjithë që mos të sillen si sharlatanë dhe të bëhen më katolikë se papa, pasi nuk ka komb kosovar.

Postimi i plotë nga Latifi:

Termi “Kombëtarja e Kosovës” është term teknik, i vlefshëm në gjuhën e sportit, ndërsa jashtë kësaj gjuhe ky term është i zbraztë, pa referencë. Për një arsye të qartë: nuk ka komb kosovar. Të gjitha kombet në Ballkan janë produkte të nacionalizmit etnik, përfshirë edhe nacionalizmin shqiptar. Jashtë kuadrit ideologjik të nacionalizmit shqiptar, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës e humbin kuptimin e tyre. Ideja për të ndërtuar një komb multietnik nuk po funksionon as në Bashkimin Evropian, e lëre më në Ballkan. Ne nuk duhet të vazhdojmë të sillemi si sharlatanë, e të tregohemi ma katolikë se Papa./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT