26.6 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Nëse s’fillon pagesa për borxhin, Ujësjellësi “Mitrovica” mund të ndalë furnizimin për veriorët

Jakup dhe Sinan Sahiti janë vëllezër. Njëri jeton në Mitrovicën Veriore dhe nuk paguan faturat e ujit, tjetri jeton në atë Jugore, e që është i rregullt me këto pagesa.

Banorët e pjesës jugore thonë se i paguajnë faturat e ujit rregullisht dhe se ka raste që nëse nuk paguan, Kompania rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, menjëherë merr masa ndaj tyre, raporton KTV.

Përderisa shefi i Kompanisë së Ujësjellësit rajonal ‘Mitrovica”, Sami Miftari, ka thënë se nëse Qeveria nuk ndërmerr asgjë, janë të detyruar që ta shkyçin nga rrjeti i ujësjellësit Komunën e Mitrovicës Veriore dhe Komunën e Zveçanit.

Sipas tij, që nga paslufta, këto dy komuna marrin rreth 40% të prodhimit të kësaj Kompanie.

“Borxhi i këtyre dy komunave arrin shumën prej mbi 14 milionë eurove, përderisa ne punojmë me humbje. Ne çdo muaj më shumë se 40 mijë euro blejmë ujë të papërpunuar nga Ibër Lepenci. Kemi dërguar kërkesë në Qeverinë e Kosovës dhe në rast se nuk alokohen këto mjete, do t’i shkyçim këto dy komuna nga rrjeti. Njëherë i kemi shkyçur dhe do ta bëjmë përsëri”, ka thënë Sami Miftari.

Kohë më parë, furnizimi me ujë për Mitrovicën e Veriut dhe për Zveçanin është ndërprerë, për arsye se xhirollogaritë e KURM-it janë bllokuar për shkak se “Ibër Lepenci” ka kërkuar pagesën e dhunshme të borxheve.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT