Mbrëmë në orët e mbrëmjes, ka pasur të shtëna me armë në një aheng që mbahej në fshatin Frashër të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin Policia në Mitrovicë dhe kanë dhënë detaje.
“Në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë të llojit pistoletë dhe një karikator me shtatë fishekë dhe disa gëzhoja”.
Si i dyshuar për këtë rast është intervistuar një 19-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. S., 19 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin
/GazetaSinjali/



