6 C
Mitrovice
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Nisin turbulencat në PDK: Dy ditë para Konventës së partisë jep dorëheqje Qemajl Mustafa

Dy ditë para Konventës të së shtunës, një zyrtar i lartë i PDK-së ka dhënë dorëheqje nga partia.

Bëhet fjalë për Qemajl Mustafën, ish-kryetarin e Gjilanit nga radhët e PDK-së dhe kryetarin e degës së kësaj partie në Gjilan.



Siç mëson lajmi.net, Mustafa ka dhënë dorëheqje sot nga partia.

Është tentuar të marret një përgjigje nga vet Mustafa, mirëpo që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.

Ndërkaq, zyrtarë nga dega e PDK-së në Gjilan i kanë thënë lajmi.net se kanë dëgjuar se Mustafa ka dhënë dorëheqje, mirëpo që nuk kanë ndonjë informacion zyrtar apo të konfirmuar.



Ndryshe, PDK të shtunën mbanë Konventën e saj ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri.

I vetëm në këtë garë është Memli Krasniqi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT