6.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

A do të kandidojë për kryetar të PDK-së? Flet Bedri Hamza

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza ka treguar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie.

Hamza këtë e bëri të ditur në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, duke thënë se deri tani vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.



“Jo nuk do të jem kandidat , deri tani kemi një kandidat që ka shpallur kandidaturën e tij, edhe nesër ka afat që ata që janë të interesuar të futen në garë, dhe pastaj me datën 3 është konventa dhe do zgjidhet kryetari i PDK-së”, tha Hamza.

Kujtojmë se ka 7 muaj që kjo parti është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, pasi ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ai po akuzohet për krime lufte.

TË FUNDIT

TË FUNDIT