Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se është mëkat që Kombëtarja e Kosovës nuk po arrin të kualifikohet në Euro 2020 përmes fazës së grupeve. “Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi”, ka shtuar trajneri Southgate gjatë një konference për media, njofton Klan Kosova. “Do t’i bëjmë disa ndryshime në formacion natyrisht. Ne e dimë se do të jetë një natë e madhe për kosovarët”.
Është një mëkat për ta që nuk janë më pjesë e kësaj gare. Por, ata kanë ende gjasë nga play-offi. “Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që do të jetë një ambient i mirë. Entuziazmi i tyre është i lartë dhe ne duam të mbesim liderë në grup me më shumë pikë që mund të marrim”.