Agim Shala në vitin 1999 ishte vetëm 2 vjeç kur u fotografua nga gazetarja amerikane Carol Guzy. Aty shihet teksa ai kalonte përmes gardhit me tela e gjemba në duart e gjyshërve në një kamp në Kukës.
Fotografia e tij bëri jehonë në mediat botërore. Tani Agimi është 23-vjeçar dhe tatuazh në dorë ka pikërisht këtë fotografi të tij.
Agimi u takua me Zafir Berishën, teksa ky i fundit ndau edhe pamje gjatë takimit.
Për koinçidenc vogëlushi në foto siç e kuptova sot është një i ri nga Prizreni, por edhe më befasuese në këtë rastësi është se personazhi i fotës Agim Shala është me origjin nga vendlindja ime Billushë stërgjyshi i të cilit para 89 vitesh është vendosur në Prizren! Agimi sot 23 vjeqar me krenari në krahun e tij ka tatuazh foton e cili bëri histori dhe që tregon vuajtjen e shqiptarëve nga gjenocidi serbë, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së 1998/99!“, shkroi Berisha.



