6.9 C
Mitrovice
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Armatoset FSK’ja: Kosova do të blejë pajisje ushtarake në vlerë mbi 5 milionë euro

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Kosova do të blejë pajisje ushtarake në vlerë mbi 5 milionë euro.

Mehaj ka njoftuar se kjo është bërë pas analizës dhe vlerësimit të detajuar të planit të prokurorimit për vitin 2021.



Ky njoftimi i plotë:

Pas analizës dhe vlerësimit të detajuar të planit të prokurimit për vitin 2021, në proces të rishikimit të buxhetit aktual, kemi arritur që shumën prej 5.2 milion euro nga planifikimet e mëhershme të shpenzimeve të panevojshme, ta ri-destinojmë në projektet e Programit Amerikan të Shitjeve të Jashtme Ushtarake (The Foreign Military Sales- FMS) me qëllim të rritjes së aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Pra, blerjet tona ushtarake do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë amerikan dhe aleatët tjerë.



Si Ministër i Mbrojtjes, jam i vendosur që prioritetet e Qeverisë, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional t’i realizoj deri në fund, mbi parimin e ndalimit të shpenzimeve të panevojshme, transparencës, llogaridhënies dhe përkushtimit maksimal për forcimin e Ushtrisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të misionit të saj kryesor – mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe pjesëmarrjes në operacionet ndërkombëtare përkrahë forcave amerikane dhe aleatëve tjerë, si rrugë drejtë anëtarësimit të vendit në NATO.

TË FUNDIT

TË FUNDIT