8.6 C
Mitrovice
E diel, 8 Shkurt, 2026

Digjet një veturë në Kaçanik, brenda ishin prindërit dhe tre fëmijët e tyre

Një automjet është kapluar nga flaka, gjersa po lëvizte nga Hani i Elezit në drejtim të Prishtinës, por djegia e saj ndodhi në fshatin Nikaj të Kaçanikut.

Siç njofton Policia, në veturë ishin prezent prindërit me tre fëmijët e tyre, shqiptar të Maqedonisë së Veriut.



Në përgjigjen e Policisë për Reporteri.net, është bërë e ditur se automjeti është djegur tërësisht, kurse të lënduar nuk ka.

“Një automjet është kapluar nga flaka drejtimi i lëvizjes së tij ka qenë prej Hanit të Elezit në drejtim të Prishtinës, porsa arrinë në fshatin Nikaj të Kaçanikut vëren se po del tym, e ndalon dhe e kaplon flaka automjetin. Ka qenë një çift me tre fëmijë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Kanë ardhe zjarrëfikësit, automjeti është djegur tërësisht. Personat janë shqiptar të Maqedonisë të Veriut, automjeti poashtu me targa të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT