7.2 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Nesër Kuvendi mban seancën e radhës, ky është rendi i ditës

Nesër do të vazhdojë seanca plenare e radhës në Kuvendit e Kosovës., e cila do të fillojë në ora 10:00.

Siç njofton Kuvendi, në rend të ditës do të jetë debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Kuvendi po ashtu do të mblidhet sërish në ora 15:00 ku në rend dite do të jetë edhe propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.



Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,



5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19” (të premten më 4 qershor 2021).

TË FUNDIT

TË FUNDIT