Në orët e vona të natës së mbrëmshme është njoftuar se Remzije Mustafa e zhdukur prej ditësh është gjetur e gjallë. Është vajza e Anita, që ka falënderuar të gjithë kontributdhënësit për gjetjen e së ëmës së saj, transmeton Klan Kosova.
“Në pamundësi që të ju shkruaj të gjithëve për të ju thënë faleminderit. Me gëzimin më të madh ju informoj se NENA jonë është e gjallë dhe pranë neve. Ju falënderoj për përkrahjen dhe kontributin e dhënë”, ka shkruar ajo. “Zemrat tona janë të plotësuara. Zoti ju ruajt të gjithëve”.