4.8 C
Mitrovice
E enjte, 26 Mars, 2026

Kërcënohet me vdekje Milaim Zeka, Policia nis menjëherë hetimet

Gazetari Milaim Zeka ka bërë të ditur se është kërcënuar në rrjetet sociale.

Zeka ka thënë se përmes një videoje në Tik-Tok është kërcënuar nga një person i cili thotë: “Pas emisionit të fundit je i vdekur”.

Zeka në Kanal 10 ka thënë se ky është kërcënim terrorist për shkak se po kërcënohet për shkak të mendimeve e analizave të tij.

Ai thotë se videoja është hequr, por policia tashmë e ka në dorë dhe po kryen hetimet.

TË FUNDIT

TË FUNDIT