5.9 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Sot mot me shi dhe rrufe, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-s parashihet të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Ndërsa dita e shtune parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Dita e shtune parashihet kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHMK. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT