6.2 C
Mitrovice
E premte, 6 Shkurt, 2026

Hajdar Beqa i quan deputetët e VV-së praktikanta, reagon Konjufca

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në fjalën e tij në seancën e Kuvendit i ka quajtur deputetët e Vetëvendosjes praktikantë, që ka bërë kryetarin e Kuvendit të reagojë , raporton Gazeta Express.

Beqa ka thënë se ka respekt për disa deputetë të VV-së kurse disa të tjerë janë praktikantë.



“Për një pjesë të deputetëve të VV-së kam respekt por i shoh edhe do që shumica janë praktikanta nuk kanë pasur kurrë në jetë të vet mundësi me pa si shkon një procedurë parlamentare”, ka thënë Beqa.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i ka kërkuar deputetit të PDK-së që të ketë kujdes me fjalorin.



“Ju lutem keni kujdes me fjalorin parlamentar zoti Beqa”, ka thënë Konjufca./GazetaExpress/

TË FUNDIT

TË FUNDIT