6 C
Mitrovice
E premte, 6 Shkurt, 2026

E pabesueshme: Ja me çfarë shpërblehet vendi i parë në Eurovision

A keni menduar ndonjëherë se çfarë marrin fituesit e Eurovision pas të shpallen fitues.

Shumë festivale konkurruese u sjellin fituesve një fitim material, një çmim parash, një këngë, një album ose një bashkëpunim shumë vjeçar me një kompani me emër të veçantë.

Por ky nuk është koncepti i Eurovision.



Ky festival, megjithëse një lloj konkursi midis vendeve pjesëmarrëse, në të vërtetë nuk sjell ndonjë çmim material, përveç statujës të kristalt në formën e mikrofonit.

Mirëpo fituesit kanë një shans të promovojnë veten e tyre si interpretues përpara gjithë Evropës, por edhe në të gjithë botën, duke ditur që Eurovision transmetohet në vendet që nuk janë pjesë e Evropës.

Nga ana tjetër, ne kemi qenë dëshmitarë shumë herë që ndonjëherë marrin pjesë emra të famshëm botërorë të cilët nuk kualifikohen në finale, ose qëndrojnë të renditur në fund të tabelës. Mirëpo, ndërvite ka pasur raste që fituesi të vetmen fitore në karierën e tij e ka pasur atë të Eurovisionit, por ndodh edhe e kundërta ku fituesve u shndriti ylli dhe fituan shumë para dhe famë.



Por kjo është e vetmja gjë që ata marrin – promovimi dhe afeksioni nga audienca./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT