9.4 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

“A je rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishe në burg”, Lutfi Haziri komenton deklaratën e Haradinajt ndaj Kurtit

Gjatë ditës së sotme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg.

“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyru me majt pushkën në dorë me luftu për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe ”, tha Haradinaj.



E lidhur me këtë, në një intervistë në Kanal 10, ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së, njëherësh Kryetar në Komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai tha se asnjëherë s’ka qenë pro gjuhës së përdorur ndër vite nga Albin Kurti në Kuvend, e as tash nuk pajtohet me gjuhën e përdorur sot nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj kreut të ekzekutivit.



“Nuk kam qenë asnjëherë për gjuhën e Kurtit në parlament, as për gjuhën e përdorur sot nga Haradinaj. Ne kemi dështu m’i kriju iniciative të tilla për dosje, s’kemi dosje, p.sh. sa ka qenë Haziri në burg e kështu me radhë. Ne kemi qenë robër lufte, të burgosur politikë”, tha Haziri.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT