9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Ministria e Financave ngrin rreth 1 milion euro, dyshohet për shpërlarje parash dhe financim të terrorizmit

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në një konferencë për media ka njoftuar se kanë bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta si dhe pagesa të dyfishta të parregullta.

Ai tha se janë rreth një milion euro që kanë të bëjnë me shpërlarje të parasë dhe me financim të terrorizmit.



“Kemi bërë identifikimin e disa transfere të dyshimta, ku janë identifikuar prej barazimit që kemi kërkuar, më 11 maj. Ka dhe raste tjera ku ka pas pagesë të dyfishte dhe të parregullte. Keqbërësit do t’i ndjekim deri në fund.

Në kapacitetin e kryesuesit të bordit të njësisë së Inteligjencës Financiare që janë ngrirë edhe një shumë rreth 1 milionë euro, që dyshohet kanë të bëjnë me shpërlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka thënë Murati.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT