19 C
Mitrovice
E premte, 27 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Dardanët pushtojnë Çekinë: Atmosferë e jashtëzakonshme para ndeshjes në Plzen

Një numër i madh i ‘Dardanëve’ janë të pranishëm në Plzen, ku kanë shkuar që ta mbështesin skuadrën e kombëtares së Kosovës, ndaj ndeshjes me çekët, shkruan Gazeta Metro. Është një numër i konsideruar që janë të pranishëm rrugëve të qytetit të Plzen, ku shumica prej tyre do të jenë edhe të pranishëm në stadiumin ‘Dosan Arena’. Dardanë nga Kosova, Skocia, Anglia, Gjermania dhë shumë vende të tjera kanë udhëtuar drejt Plzenit, për ta parë lojën.

Në stadium sot pritet të jenë mbi 2000 kosovarë nga tërë bota të cilët do të jenë zëri mbështetës i përfaqësueses sonë në ndeshjen historike. E ende pa filluar ndeshja, festa dhe atmosfera e jashtëzakonshme ka nisur në rrugët e qytetit dhe jashtë stadiumit. Në rrjetet sociale janë publikuar video, ku shihen ‘Dardanët’ duke krijuar atmosferë të jashtëzakonshme./gazetametro.net

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT