8.3 C
Mitrovice
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Kosova ka dhjetra persona “non-grata”, që e kanë të ndaluar të futen në territorin e saj

Qeveria e Kosovës ka një listë me emrat e personave dhe zyrtarëve, kryesisht nga Serbia, por edhe nga vendet tjera, të cilët janë të padëshiruar të hyjnë në Kosovë.

Një nga emrat që e kanë të ndaluar të futen në Kosovë është edhe Kryeministrja serbe Ana Bernabic, e cila kishte thënë se në Kosovë, sipas saj, ka zyrtarë shtetërorë “që vërtet kanë dalë prej malit”. E, pas kësaj deklarate Behxhet Pacolli, atëherë Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, kishte thënë se sa të jetë ai këtu, Bernabic nuk do të futet në Kosovë.



Por, kush janë personat e tjerë që e kanë të ndaluar të futen në Kosovë?

Non -grata është edhe zyrtari i Kombeve të Bashkuara, punonjës në misionin e UNMIK’ut në Kosovë, Mikhail Krasnoshchenkov nga Rusia, i cili ishte ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë aksionit kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës.



Poashtu, edhe politikani ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pastaj Lubusha Divkoviq, ish-gjeneral i Armatës serbe, ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë./gazetametro

TË FUNDIT

TË FUNDIT