19 C
Mitrovice
E premte, 27 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ekskluzive: Gjermania mund Rusinë, Peter Beyer fiton votat e raportuesit për Kosovës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës ka mundur rusin, Aleksey Kondratyev, njofton Klan Kosova. Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që morri 6 sish.

Vendimi për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën në KiE do të kalojë edhe nëpër mekanizma të tjera të këtij Këshilli por që votimi i sotëm llogaritet si më i rëndësishmi, njofton Klan Kosova. Gjermani, Peter Beyer kishte qëndruar për vizitë në Kosovë në tetor të vitit të shkuar ku në një intervistë për Klan Kosova kishte bërë të qartë qëndrimin e Gjermanisë kundër ndryshimit të kufirit.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT