22.8 C
Mitrovice
E hënë, 8 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Mbi 2 mijë qytetarë janë vaksinuar sot në Kosovë

Gjatë ditës së sotme janë vaksinuar gjithsej 2,519 qytetarë kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me vaksinat e dhënë sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41 mijë e 867.



Sipas MSH-së, vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike e.kosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve.



Ndërsa Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të çdo grup-moshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën e.kosova, duke përdorur edhe video-udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre.

TË FUNDIT

TË FUNDIT