Policia e Kosovës e ka arrestuar e më pas e ka liruar një qytetar në Skenderaj, pasi që ka ngacmuar seksualisht një femër të mitur, shkruan Gazeta Metro.
Dje në Skenderaj është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur).
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në mesditë. /gazetametro.net



