4.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Humbi babain në muajin mars, Yllka Gashi uron Fitër Bajramin me një mesazh prekës

Aktorja ka bërë një urim plot emocion derisa ka kujtuar edhe humbjen e babait të saj.

Yllka Gashi përmes rrjetit social Facebook ka uruar festën e Fitër Bajramit.



Ndër të tjera, ajo ka shkruar se ata që kanë humbur dikë nga familja duke përfshirë edhe vetë aktoren e cila humbi babain në mars të këtij viti tha se festat nuk do jenë njëjtë.

Megjithatë, Yllka shtoi le të jetë muaji i Ramazanit si një lloj reflektimi për gjithë që të bëhemi më të mirë dhe më të dashur me njëri-tjetrin.

Postimi i plotë i Yllka Gashit pa ndërhyrje:



“Me fat Fitër Bajrami!
Ju që keni agjëruar ju dëshiroj agjërim të pranueshëm e të shpërblyer!
Përqafoni ngrohtësisht ata që i keni afër e mos i harroni në lutje ata që më nuk janë në mesin tonë!
Ka shumë familje në Kosovë e nëpër botë, duke përfshirë edhe familjen time, që kemi humbur dikë të dashur e të afërt si pasojë e pandemisë, e festat më nuk janë njejtë për ne.
Megjithatë, le të na shërbejë muaji i shenjtë që sapo përfundoi, që të reflektojmë e të tentojmë të bëhemi më të mirë, më të urtë, më të dashur e të butë me njëri tjetrin e t’i çmojmë më shumë familjarët e të dashurit tanë dhe kurrsesi mos të harrojmë të jemi mirënjohës e falenderues ndaj Zotit për begatitë e bekimet që i gëzojmë!
Zoti i Madhërishëm ju bekoftë me mirësi e begati, me bereqet, shëndet e rehati!”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT