3.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
spot_img

Nuk ua ekzekutojnë pagat, minatorët e Trepçës bojkotojnë punën

Mëse 350 minatorë të minierës së Trepçës në Stantërg sot nuk e kanë filluar fare punën. E, kjo për shkak se atyre nuk u janë ekzekutuar pagat e prillit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani.

“Kjo është e vërtetë. Domethënë ndërrimi i parë sot, ndërrimi që punojnë në minierë së bashku me flotacion dhe me maqineri, nuk ka punu sot. Arsyeja është sepse nuk na kanë qitë pagat e muajit prill. Ne pagat e muajit prill i marrin në maj, nga i 5 deri me të 10”, tha Osmani.

“Dje i kemi prit mos po i qesin, nuk i kanë qit. Sot në mëngjes kemi lyp sqarim prej drejtorëve se pse nuk ka paga. Ata na kanë thënë se sektori i shitjes ka pasë vonesë, për këtë arsye. U prit dje që po i qesin, nuk i kanë qit as sot. Minatorët sot kanë ardhë në mëngjes edhe deri diku ka ora 9-10 kanë shku në shpi”, ka shtuar ai tutje.

Ai ka thënë se punën do ta rifillojnë sapo të ekzekutohen pagat

“Kur të qiten pagat, qoftë edhe në mesin e ditës ne fillojmë me punu. Sigurisht ne nuk mujm me dhanë parashikime para kohe por nëse nuk qiten sigurisht as ndërrimi i dytë nuk punojnë“, ka përfunduar Osmani. /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT