3.6 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Më 22 qershor vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Në Bruksel është mbajtur takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare. Ballkani Perëndimor ishte temë, ndërsa shefat e diplomacive të vendeve të BE’së u dakorduan për një angazhim më aktiv në rajon.

Aty kërkohet një angazhim shtesë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kërkohet urgjencë edhe në heqjen e vizave për shtetasit kosovarë.



Ndërkohë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka paralajmëruar se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë më 22 qershor.

“Ne nuk mund të shkojmë me pushime pa vazhduar dialogun. Ne ramë dakord të kemi një takim të ri para fundit të qershorit. Shpresoj se deri atëherë ata do të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe se do të vijnë të përgatitur në Bruksel”, tha Borell.

TË FUNDIT

TË FUNDIT