I rritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, Edon Zhegrova filloi të luajë futboll në rrugë. Si i vogël u bashkua fillimisht me klubin e Flamurtarit, pastaj te Prishtina, shkruan Gazeta Metro.
Ndryshe ai njihet edhe si Messi i Kosovës, sepse ka një talent të jashtëzakonshëm. Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte, që ndoshta s’i keni ditur:
1. Kur ishte 12 vjeç, ia ishte zgjedhur si lojtari më i mirë në kampin e mbajtur nga Ac Milan në Kosovë, ku edhe përkundër që kishte kundërshtarë më të mëdhenj, ai kishte shënuar gola dhe kishte vendosur ndeshje.
2. Ka lindur në Bielefeld të Gjermanisë, ku kishe migruar familja e tij shkaku i luftës, për tu kthyer përsëri në Kosovë, si dy vjeç.
3. I rritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ai filloi të luajë futboll në rrugë. Si i vogël u bashkua fillimisht me klubin e Flamurtarit, pastaj te Prishtina.
4. Njohësit e futbollin e shihni të ngjashëm me Messin, por kishte edhe nga ta që tek vogëlushi shinin nga pak dhe Mesut Ozilin dhe Arjen Robben.
5. Edhe klubi italian Milan ishte interesuar për të, gjithashtu edhe Barcelona.
6. ‘Goal’ kishte shrkuar fjalë të mëdha për talentin nga Kosova, të cilin e quajti njërin nga talentet më të mëdhenj të Europës.
“I lindur në Gjermani, i rritur në Kosovë, por ka filluar karrierën në Belgjikë. Edon Zhegrova është një nga talentet më të mëdhenj në Evropë”, fillon shkrimi i mediumit të njohur ndërkombëtar./gazetametro.net