4.5 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Sulmi i armatosur ndaj grupit të të rinjve afër Zubin Potokut, reagon Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj grupit të të rinjve afër Zubin Potokut, shkruan Mitrovica SOT.

Bahtiri e dënoi aktin dhe iu bëri thirrje organeve të sigurisë për zbardhjen e rastit dhe që akterët të dalin para drejtësisë.



Tutje, ai tha se nuk duhet lejuar që grupet kriminale të fuqizohen në asnjë vend, në veçanti në pjesën veriore.

Postimi i plotë tij:

E dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve “Kosova Mountain Club” në bjeshkët afër Zubin Potokut.
Me këtë rast iu bëjë apel organeve të sigurisë dhe drejtësisë që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, që të zbardhet ky rast kriminal dhe kryerësit të dalin para drejtësisë.
Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që grupet kriminale në asnjë vend, e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, të fuqizohen sikurse vite më parë. Të gjithë së bashku dhe secili veç e veç, duhet të kontribuojmë çdo ditë që gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike apo fetare, të jetojnë të qetë në shtetin e tyre.
AB

TË FUNDIT

TË FUNDIT