4.5 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Donika Kadaj lajmërohet nga Mitrovica pas raportimit se serbët shkrepën me armë afër saj

Ish-deputetja e Kosovës, Donika Kadaj, është raportuar se është në mesin e një grupi kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” të cilët kanë dalë për ‘hiking’ në veri të Kosovës. Ata e kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.

Kadaj është lajmëruar nga Mitrovica me një fotografi të postuar në facebook.

Mitrovicë ❤️

Posted by Donika Kadaj on Sunday, May 9, 2021

Nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi.

“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha njëri nga ta për Express.



I pyetur nëse rastin e kanë raportuar në polici, ai tha se rastin e kanë lajmëru në policinë e Zubin Potokut, dhe policia atje paraprakisht kanë qenë të njoftuar me email për ecjen e grupit në atë zonë.

“Incidenti ka ndodhur diku rreth 30 metra largësi, grupi vazhdon me ecë”.

Burimi: Gazeta Infokus

TË FUNDIT

TË FUNDIT