1.6 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Vuçiq pritet ta dekorojë mbështetësin e Millosheviqit me medaljen më të lartë të shtetit

Të hënën, presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritat ta dekorojë poetin austriak dhe mbështetësin e Millosheviqit, Peter Handke me medaljen Urdhri i Yllit të Shkallës së Parë të Karagjorgjiq.

Medalja do t’i dorëzohet Handkes në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, siç thuhet në njoftim, por nuk është shpjeguar se për çfarë arsye do t’i ipet saktësisht, shkruar radiosarajava.



Urdhëri i Yllit të Karagjorgjeviqit është një dekoratë në Serbi që jepet qytetarëve për merita speciale dhe sukeseve në prezantimin e shtetit.

Mohuesi i gjenocidit, Peter Handke është dekoruar me Urdhërin e Republikës Serbe në një fjongo në Banja Llukë ditën e djeshme.



Poeti austriak është i njohur për mbështetjen e tij për regjimin e Millosheviqit dhe për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë./Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT