1.6 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Një muaj nga zhdukja, ende asnjë gjurmë nga Bedri Rexhepi të cilit iu gjet vetëm vetura e braktisur

Bedri Rexhepi, tash e një muaj është zhdukur pa gjurmë dhe familja nuk di gjë për fatin e tij.

Nga data 8 prill rreth orës 16:00 ai u largua nga shtëpia dhe nga ajo ditë nuk është i qasshëm më në telefon.

Për rastin një ditë pas zhdukjes.

Vetura e tij e tipit “Grand Shirok” iu gjet në arat e fshatit Janjevë të Komunës së Lipjanit.



Në ditën që Rexhepi pretendohet të jetë rrëmbyer, me vete kishte pasur një shumë të konsiderueshme të parave.

E një person që dyshohet se ka gisht në këtë rast tashmë është arrestuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se personit me inicialet J.V me kërkesë të Departamentit të Krimeve të Rënda iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaj, të cilën kërkesë e ka aprovuar Gjykata Themelore në Prishtinë.



Ndërkohë, familja Rexhepi nga këto organe të drejtësisë po pret zbardhjen e rastit derisa kërkon edhe ndihmë nga qytetarët që mund të dinë ndonjë gjë për fatin e familjarit të tyre.

E policia bashkë me prokurorinë janë duke punuar intensivisht me këtë rast, sipas zyrtarëve për informim të këtyre dy institucioneve. /Reporteri

TË FUNDIT

TË FUNDIT