1.6 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Motra e deputetit dhe disa mbështetës të VV-së emërohen në Bordin e Teatrit

“Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, k y ishte premtimi që e bëri gjatë fushatës elektorale Albin Kurti.

Por si duket shumë shpejt ky premtim i Kurti u zbeh dhe institucionet po fillojnë të ‘mbyshen’ me militantë të partisë dhe familjarë.



Rasti i fundit është ai i ndodhur dje në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka emëruar shtatë anëtarët e Këshillit Drejtues, e ku rezulton se disa prej tyre janë përkrahës dhe familjarë të njerëzve brenda VV-së.



Megjithatë nga Ministria e Kulturës kanë heshtur në lidhje me këto emërime.

Shkurte Aliu, njëra prej anëtarëve të emëruara dje, është motra e deputetit të VV-së, Luan Aliu. /Blic

TË FUNDIT

TË FUNDIT