0.2 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Sulmohet me sëpatë një person në Mitrovicë, ky gjuan me armë

Një sulm mes disa personave ka ndodhur dje në Mitrovicë, në rrugën “Sylejman Vuqiterna”, derisa aty s’lanë pa u përdorur edhe arma e sëpata, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar informacione nga burimet në Polici rreth këtij incidenti. Burimet kanë treguar se gjithçka nisi kur një i dyshuar tentoi ta sulmojë me revole një person, i cili në atë moment kishte qenë edhe me dy djem tjerë.

Gjatë përleshjes, viktimat kanë sulmuar të dyshuarin me sëpatë duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari, siç ka mësuar Sinjali, nisi të largohej nga vendi i ngjarjes me ç’rast edhe ka shtënë me armë zjarri rrugës.

Aktualisht i dyshuari gjendet në QKUK për tretman mjekësor ndërsa arma me të cilën ka shtënë nuk është gjetur.

Sinjali mëson se policia ka gjetur vetëm dy gëzhoja. /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT