-0.6 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Reagon Memli Krasniqi, fjalë të rënda për ministren Gërvalla

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur analfabete funksionale të diplomacisë, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Krasniqi ka thënë se një gjë të tillë po e shpërfaqë çdo ditë sikur të ishte ministre e Serbisë dhe jo e Kosovës.



Ky është shkrimi i plotë:

Mimoza Kusari-Lila, kjo zëdhënëse e përjetshme e pushtetit, duke u munduar qe ta heqë vëmendjen prej tentimit të sotëm të grupit të saj për ta heshtur dhunshëm opozitën në Kuvend, e besa edhe për të na sulmuar fizikisht, paska shpifur kundër meje, se kinse e paskam ofenduar atë dhe koleget e saj. Siç ndodh rëndom, të ligët kur s’kanë argumente, shpifin. Përveç nëse Mimoza ofendohet nga fjala “analfabet”. Nëse po, atëherë vërtet e paskam “ofenduar” ministren Shwartz. Sepse, ajo është absolutisht analfabete funksionale në lëmin e diplomacisë, gjë që po e shpërfaq çdo ditë në mënyrën më të turpshme, duke e goditur çdo vlerë të popullit e të shtetit tonë, sikur të ishte ministre e Serbisë, e jo e Kosovës.



Ndërsa, Mimozën, edhe pse më dhimbset pak, deri diku e kuptoj. Në LVV ajo është mish i huaj dhe po bën përpjekje titanike që të dëshmojë lojalitet e militantizëm, ani pse ende nuk ia kanë besuar as pozitën e Shefes së Grupit Parlamentar, duke e mbajtur vetëm si “ushtruese të detyrës” tash e gati dy muaj. Andaj, le ta ushtrojë këtë detyrë derisa ta kalojë provimin tek Albin Kurti, por mirë bën që të provojë ta ruajë dinjitetin e saj gjatë kësaj rruge.

TË FUNDIT

TË FUNDIT