Javë më parë, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka thënë se ka qenë msit i aderimit të Armend Mujës në VV.
Mirëpo, ky i fundit e ka mohuar, duke thënë se Bahtiri nuk ka qenë msit i kësaj çështje.
Sipas Mujës, në VV ka aderuar pas diskutimeve me Albin Kurtin, të cilin ka thënë se e njeh që moti.
“Nuk është e vërtetë që ka qenë msit për të hyrë në VV. Albin Kurtin e njoh që nga koha kur ka dalë nga burgu”, ka thënë Muja.
Ndërkohë, deputeti Muja u pyet edhe për kandidimin për kryetar të Mitrovicës, të cilën gjë nuk e mohoi.
Ai tha se nëse ia kërkon partia, e ndryshon angazhimin aktual.



