7.9 C
Mitrovice
E martë, 19 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Mustafa: Vetëvendosjes s’mund t’i takojë pozita e Kryeministrit edhe Presidentit, janë shumë

Ashtu siç ka raportuar Metro, pozita e Presidentit për vitin 2021 do t’i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të pamposhturit brenda saj, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Metro. Mustafa ka deklaruar për Ekonomia Online se në marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje do të jetë pozita e Presidentit, pozitë kjo që do t’i takon atij. Por, Mustafa i ka bërë me dije Vetëvendosjes se nuk mund t’i takon edhe pozita e Kryeministrit edhe e Presidentit, pasi janë shumë. “Mirëpo në një situatë normale Vetëvendosjes nuk mund t’i takojë dhe pozita e Kryeministrit edhe pozita Presidentit sepse është shumë. Prandaj në këtë aspekt unë këto çështje do t’i lë t’i diskutojmë më vonë”, ka përfunduar Mustafa.

“Nuk kemi biseduar, por kjo çështje do të jetë e bisedave tona pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Tani qëndrimi jonë si LDK është që me Vetëvendosjen duhet të bisedojmë dhe t’i fusim marrëveshjet e koalicionit të gjitha pozitat për të cilat do të votohet në kuvendin e Kosovës edhe në qeverinë e Republikës së Kosovës të cilat ndodhin ose vinë gjatë 4 viteve të mandatit tonë të përbashkët qeverisë që është edhe pozita e presidentit të Republikës”, ka thënë Mustafa për EO. Por Mustafa beson se ky post duhet t’i takojë LDK-së, ndërsa nuk përjashton mundësinë që ai të jetë kandidat i mundshëm. Por për këtë ka thënë se vendos partia e tij. Kujtojmë se Gazeta Metro ka raportuar se Pozita e Presidentit do t’i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo pasi pozita e Kryeministrit i ka takuar Lëvizjes Vetëvendosje./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT