Një tentim-rrëmbimi ka ndodhur në Vushtrri mbrëmë, shkruan Gazeta Metro.
Një person ka raportuar në polici se para hyrjes së objektit ku banon dy persona të maskaur kanë tentuar t’ia rrëmbejnë djalin 11 vjeçar.
Të dyshuarit sipas raportuesit kanë ikur në drejtim të panjohur.
Sipas ankuesit, djali i tij nuk ka nevojë për tretman mjekësor, derisa motivet e rastit mbesin ende mister.
“Rr. Blerim Zuqaku, Vushtrri 02.05.2021-23:07. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rasti është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”. thotë raporti i policisë. /gazetametro.net





